Kokaina dhe eurot e kapura shqiptarit të dyshuar

Itali/ Shqiptari me precedentë penalë kapet duke shitur drogë në rrugë! I gjenden rreth 200 gramë kokainë dhe 1500 euro cash

11 Tetor, 15:59| Përditesimi: 11 Tetor, 16:01

  • Share

Perugia- Karabinierët e stacionit Perugia-Fortebraccio në Itali, njoftuan sot (11 Tetor) se arrestuan një burrë me origjinë shqiptare, 35 vjeç, i njohur tashmë për policinë për precedentët penalë të mëparshëm, për ndalim për trafikim të lëndëve narkotike.

Arrestimi ndodhi pas kontrollit gjatë të cilit të dyshuarit, emri i të cilit nuk u bë i ditur, u gjetën disa doza kokainë të gatshme për trafikim. Aksioni u bë në rajonin e Umbrias

Më pas, operacioni ka çuar në kontrollin në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur edhe 180 gramë kokainë, si dhe material për paketimin e lëndës dhe një shumë prej 1500 eurosh cash, që mesa duket ishin të ardhura të aktivitetit të paligjshëm, shkruan “Umbriacronaca”.

Më pas arrestimi u vërtetua nga Autoriteti Gjyqësor, i cili urdhëroi masën e sigurisë arrest me burg.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?