Foto ilustruese

Bota

Itali/ Shqiptari me precedentë terrorizon metronë në Breshia, sulmon qytetarët dhe tenton t'i grabisë!

9 Korrik, 22:10| Përditesimi: 9 Korrik, 22:14

  • Share

Itali- Policia e Breshias arrestoi një 26-vjeçar shqiptar nën akuzën e tentativës së grabitjes.

Kanë qenë dy telefonata njëra pas tjetrës që alarmuan efektivët. I pari telefonoi një burrë që raportoi se po sulmohej dhe mbahej nga disa shtetas shqiptarë pranë parkingut të metrosë Mompiano, ndërsa në të dytin, një grua informoi një sulm ndaj vajzës së saj të mitur pranë shkallëve të stacionit të metrosë në fjalë.

Ajo tha se një burrë e goditi të bijën për t’i grabitur telefonin celular.

Pas ndërhyrjes së shërbimeve të patrullës, u bë arrestimi i shqiptarit që sulmoi 15-vjeçaren. I dyshuari kishte precedentë të mëparshëm për emigracion të paligjshëm.

Vajzës iu dha ndihma mjekësore, kurse 26-vjeçari u izolia në paraburgim për grabitje në rrethana rënduese, e mbetur në tentativë, informoi media italiane.

Shefi i Policisë së Brescias, Paolo Sartori tha se ndërhyrja ishe e menjëhershme dhe shmangu rëndimin e situatës dhe pasojat.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?