Itali- Shqiptari thyen urdhrin e gjykatës dhe përndjek ish të dashurën deri në diskotekën e Ternit, por policia e arreston.
Policia italiane njoftoi arrestimin e 34-vjeçarit, të cilin e tradhtoi byzylyku elektronik që i ishte vendosur më herët, pasi vajza kishte urdhër mbrojtjeje nga gjykata dhe ai ishte urdhëruar që të mos i afrohej më shumë se 500 metra apo ta ndiqte në vendet që ajo frekuentonte.
Por mbrëmjen e 19 korrikut ai e shkeli urdhrin, duke shkuar në një klub nate. Menjëherë efektivët u sinjalizuan nga sistemi elektronik prej byzylykut që mbante shqiptari, duke i vënë prangat në vendngjarje 34-vjeçarit.
Arrestimi, me kërkesë të Zyrës së Prokurorit Publik të Ternit, nëpërmjet Zëvendës Prokurores Elena Neri, u vërtetua në seancën dëgjimore të mbajtur të hënën, më 21 korrik. Në fund të seancës dëgjimore, në pritje të gjyqit, gjyqtari rivendosi urdhrin e mbrojtjes dhe përdorimin e mëtejshëm të byzylykut elektronik.
Komente
