Itali-Një 32-vjeçar me origjinë shqiptare ka plagosur me thikë një italian për shkak të një debati banal në një stacion autobusi në Itali.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur të dielën e 29 shtatorit, rreth orës 14:00 në Corso Sebastopoli, pranë kryqëzimit me Corso IV Novembre.
Sipas mediave italiane 32-vjeçari pasi e ka goditur me thikë 52-vjeçarin ka vijuar ta sulmojë sërish duke e goditur me këmbë në fytyrë.
I plagosuri është transportuar në spitalin Molinette dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan Corriere.
Ndërkohë shqiptari u arrestua me akuzën e sulmit të rëndë.
Nga hetimet e kryera u konstatua se italiani nuk e kishte njohur më parë 32-vjeçarin.