Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër. Thënia e njohur mund të përdoret pikërisht në historinë e një 43 vjeçari shqiptar i cili ka arritur të shpëtojë dhe nuk është në rrezik për jetën edhe pse në trup ka 7 plumba.
Ngjarja ka ndodhur në Giugliano në Campania (Itali), ndërsa shqiptari është paraqitur mbrëmjen e së shtunës (10 nëntor) në spital ku dhe është marrë në pyetje nga policia.
Ai I ka treguar policisë se ishte qëlluar nga dy persona të cilët I ishin afruar me skuter. Një nga pistat e hetimit është dhe fakti se ai mund të ketë qenë viktimë e një grabitjeje nga dy personat me skuter por policia nuk përjashton as pistat e tjera pasi ishte një person i njohur nga policia italiane me precendentë penalë, informon media italiane.
43-vjeçari u godit nga shtatë plumba me armë zjarri, mes këmbëve, barkut dhe duarve.
Në disa media 43 vjeçari identifikohet si Roland Lleshi.