Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e shqiptarit Kaludio Myrtaj në Itali. Nga dinamika, hetuesit deri më tani kanë zbuluar se autori ka përdorur një pistoletë me silenciator dhe priti deri sa të dilte nga punishtja pronari. Në këtë moment, vrasësi ka qëlluar me pistoletë shqiptarin. Për këtë arsye hetimet janë kategorizuar si vrasje me paramendim. Kamerat e zonës kanë fiksuar një person që dyshohet se është autori i ngjarjes. Ka qenë pikërisht pronari i punishtes i cili lajmëroi policinë kur u kthye, pasi pa trupin e pajetë të 34-vjeçarit.
Lajmi kryesor:
Vritet me plumb në kokë 34-vjeçari shqiptar në Itali, autori e qëlloi me silenciator në zdrukthtarinë ku punonte në Cuneo, pistë hetimi xhelozia (EMRI+FOTO)
B.K/ReportTv.al