Komisariati i Policisë në Guidonia

Itali/ Shqiptari shpëton një grua në rrugë nga dhuna e ish-it! Gjykata e vlerëson për aktin e guximshëm, arrestohet 56-vjeçari

25 Tetor, 15:55| Përditesimi: 25 Tetor, 16:19

  • Share

Itali- Një emigrant shqiptar në Itali, është kthyer në heroin e vendasve me një akt të guximshëm, madje duke rrezikuar edhe jetën e tij, teksa shpëtoi një grua të re, e cila po sulmohej dhunshëm në rrugë nga ish-partneri i saj.

Agresori po e godiste me shuplakë dhe kërcënonte ish-partneren, teksa mes njerëzve të shumtë ishte vetëm shqiptari që parandaloi përshkallëzimin.

Agjentët e Policisë së Tivoli, në Guidonia (Romë), kanë arrestuar 56-vjeçarin e dyshuar, që akuzohet për përndjekje, lëndime fizike dhe dëmtime të ish-partneres së tij. I dyshuari D.R., kishte shfaqur shenja agresioni pas ndarjes, duke e përshkallëzuar situatën, teksa sot u njoftua ekzekutimi i masës së sigurisë “arrest me burg”.

Mediat e vendit fqinj raportuan se ai e përndiqte ish-partneren prej një viti, madje nuk kishin muguar as kërcënimet, ofendimet dhe ndërhyrje të tjera në jetën e saj private.

Edhe pasi kishte pranuar një takim të fundit, ajo pësoi një agresion fizik dhe kërcënime, deri në zyrën e saj, pasi autori i shkoi te puna. Kurse më 7 tetor e kishte ndjekur me makinë, duke e ndaluar dhe goditur me shuplakë, aq sa ajo ra përtokë.

Në këtë episod, media “Latiburtinanews” shkruan se “ishte një qytetar i guximshëm shqiptar, që nuk e shikoi nga ana tjetër, por i tërhequr nga britmat e gruas ndërhyri në mbrojtje të saj”. Por edhe ai u bë edhe objekt i sulmit të agresorit 56-vjeçar. Emri i shqiptarit nuk u publikua.

Pas denoncimit dhe arrestimit, i dyshuari u burgos nga gjykata, duke evidentuar “mundësinë konkrete që i dyshuari të kryejë sjellje edhe më të rënda në dëm të gruas”.

Gjykata theksoi edhe aktin e shqiptarit si “kordon solidariteti”, madje “duke rrezikuar edhe jetën e tij”, për ta shpëtuar të renë nga aktet e dhunës në rrugë.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?