Itali - Momente tensioni janë regjistruar sot rreth orës 19:00 në qendër të qytetit Acate, ku një shqiptar, tentoi të hidhte në erë një ndërtesë përmes bombolave të gazit.
Për neutralizimin e situatës është dashur ndërhyrja e gjashtë karabinierëve, të cilët kanë arritur ta ndalojnë shqiptarin.
Sipas mediave italiane, shqiptari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Për këtë arsye, karabinierët e dërguan në një klinikë shëndetësore të specializuar pranë zonës.
Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e shumë kalimtarëve, të cilët panë të shqetësuar situatën që po ndodhte.
Komento
Komente
