Itali- Një shqiptar u kap nga policia italiane në Cassino, rajoni i Lacios (Romë), teksa trafikonte me makinën e tij një ngarkesë prej 10 kg kokainë të pastër, e fshehur në gomën rezervë.
Ky ishte rasti i dytë në pak më shumë se një muaj në këtë zonë ku kalon edhe autostrada kryesore, ku në total janë sekuestruar 20 kilogramë drogë. Operacioni i fundit u bë nga Nënseksionit të Policisë së Autostradave të Cassinos, që ndaloi një Alfa Romeo me një shofer të ri në bord, shtetas shqiptar, i skeduar më parë për narkotrafik.
Më 29 prill 2025, u sekuestruan dhjetë kilogramë të tjerë kokainë, të gjetur gjithashtu në autostradën A1, të fshehur në një ‘Fiat Panda’, me vlerë tregu deri në 2 mln euro.
Për këto dy operacione, ka mbajtur një konferencë për mediat në Gjykatën e Cassinos edhe Prokurori Carlo Fucci, së bashku me drejtuesit e Policisë Rrugore.
Fucci shpjegoi rëndësinë e operacionit dhe deklaroi se iu dha një përgjigje dhe mesazh grupeve kriminale që duan të pushtojnë kryeqytetin:
"Këto sekuestrime na ndihmojnë të mbrojmë të rinjtë që do të kishin përdorur këto substanca, të cilat nuk ishin të destinuara vetëm për Lazion, por për pjesë të ndryshme të Italisë. Këto të dhëna konfirmojnë se territori i Cassinos është shumë kompleks dhe bëhet një vend ndonjëherë i rastësishëm, ndonjëherë i qëndrueshëm, i kryerjes së shumë krimeve. Donim t'u jepnim menjëherë një përgjigje këtyre grupeve kriminale që mendojnë se mund ta menaxhojnë qytetin”, u shpreh ai.
Prokurori shpjegoi se ka një emergjenë dhe duhen shtuar forcat dhe kontrollet e territorit, për të vijuar goditjen e këtyre grupeve.
“Ne kemi kërkuar një sërë masash të tilla si kontrolle ndër-forcash, kërkime, kontrolle të përgjithshme dhe kjo po ndodh, qindra e qindra kontrolle po kryhen. Duam që qytetarët e Cassinos të perceptojnë një nivel më të lartë sigurie, reagimi i Komitetit për Rendin dhe Sigurinë Publike ishte i menjëhershëm”, tha magjistrati mes të tjerash.
Komente
