Foto ilustruese

Itali, sindikatat e transportit ajror në grevë, anulohen një mijë fluturime

16 Korrik 2023, 13:53| Përditesimi: 16 Korrik 2023, 18:52

  • Share

ITALI- 1000 fluturime u anuluan në aeroportet e Italisë të shtunën si pasojë grevës kombëtare të kontrollorëve të trafikut ajror, bën të ditur ANSA

Sipas sindikatave, të cilat paralajmëruan grevën, pjesë e saj ishin nëj numër i konsidrueshëm kontrolloresh. Ata kërkojnë kontratë të re kolektive gjashtë vjet pas skadimit të kontratës paraprake. Pjesëmarrës kanë qenë edhe stafi tokësor, që është përgjegjës për shërbime të regjistrimit të udhëtarëve.

Vetëm në aeroportet më të mëdha të Italisë: në Romë, Milano, Naponi dhe Venecia, qindra fluturime janë anuluar, duke prekur mbi 250.000 pasagjerë. Asociacioni për Mbrojtje të Konsumatorëve Codacons, beson se dëmet e shkaktuara nga anulimet e fluturimeve janë në vlerë të miliona eurove.

Pjesë e grevës u bënë edhe pilotët e kompanisë Malta Air, që realizojnë fluturimet e kompanisë Ryanair në Itali, dhe pilotë të kompanisë ajrore Vueling. Kjo është hera e dytë brenda një jave në Itali që është mbajtur grevë e shkallës së tillë. Grevat po godasin italinë në pikun e sezonit tutistik në një kohë që Evropa dhe pjesë tjera të botës po përballen me temperatura shumë të larta.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?