Itali- Policia italiane në Isernia (Molise) ka arrestuar një 28-vjeçar shqiptar, të akuzuar për grabitje, plagosje të një zyrtari publik, falsifikimit të materialeve dhe posedimit të pajustifikuar të sendeve që shërbenin për të kryer vjedhjet në seri dhe hapur dyert e banesave.
Kurse 4 bashkëpunëtorët e tij të maskuar arritën të arratiseshin pas një ndjekjeje të gjatë nëpër rrugica dhe zonën e pyllëzuar. Policia njoftoi se aksioni është kryer pak ditë më parë në zonën e e Pentro, teksa u sinjalizuan për një makinë të dyshimtë me ngjyrë të errët dhe me fuqi të lartë, pasagjerët e së cilës ishin parë duke zbritur nga ballkoni i një apartamenti në lagjen ‘San Lazzaro’.
Oficerët gjurmuan makinën e raportuar dhe u përpoqën ta ndalonin atë. Shoferi, në vend që të ndalonte, përshpejtoi ndjeshëm në një përpjekje për t'u arratisur në drejtim të qendrës së qytetit. Në fund të një ndjekjeje të shkurtër, automjeti u ndal. Pesë pasagjerët, të gjithë të veshur me të zeza, të maskuar në shaje, doreza dhe kapele, e braktisën shpejt automjetin. Katër arritën të shpëtonin duke u zhdukur në bimësinë e dendur të zonës, ndërsa shoferi u bllokua.
Ky i fundit, në një përpjekje për t'u çliruar, goditi me shqelma dhe grushte një oficer policie, i cili u plagos në përleshje. Targat e automjetit të përdorur ishin modifikuar me kujdes me shirit ngjitës, në mënyrë të tillë që të transformohej përbërja origjinale alfanumerike dhe brenda të njëjtit automjet, u gjetën dhe u sekuestruan mjete të shumta vjedhjeje, duke përfshirë disa leva çeliku, një mulli dhe kaçavida, informon media italiane.
Pas procedurave formale, 28-vjeçari u dërgua në burgun lokal, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore. Kurse kërkimet për 5 ‘skifterët’ e tjerë po vijojnë.
Komente
