Itali- Dy ‘skifterë’ shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi akuzohen se kryenin vjedhje në seri të karburantit nga mjetet e parkuara nëpërmjet një taktike të dhunshme, teksa dëmtonin serbatorët e makinave.
Dy të ndaluarit e skeduar edhe më parë, janë identifikuar si P.E., 42 vjeç, dhe C.H., 39 vjeç, që u dërguan në stacionin e policisë, u fotografuan dhe u arrestuan për tentativë vjedhjeje të rëndë dhe posedim të paligjshëm të armëve dhe mjeteve të vjedhjes me thyerje.
Ngjarjet kanë ndodhur kohët e fundit në zonën e Breshias. Të arrestuarit janë identifikuar si emigrantë të paligjshëm në Itali.
Njoftimi erdhi nga një qytetar i cili, duke vënë re se po vidhej karburant nga një automjet i parkuar në ‘Via Buozzi’, telefonoi menjëherë 112 dhe ndoqi lëvizjet e hajdutëve nga distanca. Më pas ai informoi policinë se ata ishin zhvendosur në ‘Via Rosselli’, pranë një biznesi privat, për një vjedhje të re, informon media italiane.
Brenda pak minutash, makinat e patrullës kapën makinën e përdorur nga dy të dyshuarit, teksa një prej tyre ishte fshehur poshtë sedileve. Pas kontrollit të mjetit u gjetën pesë bidonë plot me karburant të vjedhur, disa mjete për vjedhje, dy tehe të fshehura nën sedilje dhe tre kaçavida, me të cilat çanin serbatorët e makinave.
Policia tha se bashkëpunëtori i dytë u përpoq të ikte në këmbë në një ndërtesë, por u kap pas një ndjekjeje të shkurtër.
Duke pasur parasysh të dhënat e tyre të mëparshme penale dhe statusin e tyre të paligjshëm në Itali, Shefi i Policisë së Brescias, Paolo Sartori, nënshkroi një urdhër dëbimi për të dy burrat. Urdhri do të hyjë në fuqi pas lirimit të tyre nga burgu.
Komente

Ca Jane kto njerz . Mire qe te vjedhin por dhe te shkaktojne dem material e stres. Kjo bote po shkon per lesh. Vec po qe politikan ke shpetu se Ska both kush me te prek.
Përgjigju