Zona ku ndodhi plaçkitja

Bota

Itali/ ‘Skifteri’ shqiptar kapet duke kthyer shtëpinë përmbys, arratiset i dyti! I ‘armatosur’ me kaçavida dhe doreza për të mos lënë gjurmë!  

14 Gusht, 17:07| Përditesimi: 14 Gusht, 17:09

  • Share

Modena- Një ‘skifter’ shqiptar u arrestua në flagrancë teksa bastiste shtëpinë e radhës në Modena dhe një i dyti mundi të arratisej para se karabinierët ta lokalizonin.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kurse aksioni u krye nga stacioni i karabinierëve të Sasuolos, që arrestuan 34-vjeçarin teksa ishte duke kthyer përmbys banesën e radhës, ku kishte marrë gjithçka, para, sende materiale dhe kryesisht bizhuteri floriri.

Ishte telefonata e një qytetari që kishte ndjekur një nga dy grabitësit dhe kërkoi ndihmë në lagjen ‘San Michele dei Mucchietti’. Autori ishte i veshur me rroba të errëta dhe doreza që të mos linte gjurmë, teksa u arrestua në oborrin e një shtëpie aty pranë, ku ishte përpjekur të fshihej pas një kapanoni, informon media italiane.

Oficerët gjatë kontrollit i gjetën tre kaçavida dhe dorezat që përdoreshin për të kryer krimet. Aktualisht po kërkohet edhe bashkëpunëtori i tij, kurse 34-vjeçari është izoluar në paraburgimin e Modenës.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?