Çanta me materialet që përdorte shqiptari për vjedhje

Bota

Itali/ ‘Skifteri’ shqiptar nuk kursen as shkollën, sharron tubat e bakrit të kanalizimeve që t’i shiste për skrap! Karabinierët e kapin pas ndjekjes

24 Korrik, 15:38| Përditesimi: 24 Korrik, 15:43

  • Share

Terni- Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët e Ternit pasi u kap duke vjedhur shkollën fillore në Cianferini, që ndodhet në rrugën “Narni”.

Alarmin e kishte marrë Qendra e Operacioneve e Komandës Provinciale dhe patrullat shkuan menjëherë, ku vunë re të riun që po largohej me biçikletë. Pas ndjekjes ata e arrestuan shqiptarin, që rezultoi person me precedentë penalë. Ai tentoi edhe arratisjen në këmbë në rrugët anësore të fshatit Campomaggio, por pa sukses.

Nga hetimi rezultoi se pasi kishte prerë telat e gardhit të shkollës, i dyshuari hyri brenda dhe shkuli disa metra me tubacione bakri të kanaleve të ujërave të zeza, me peshë 12 kg në total, që iu sekuestruan si provë dhe që do i shiste me qëllim përfitimi.

Po si prova në një çantë shpine iu gjetën edhe ‘mjetet e punës’, si pinca apo çelësa, informon media italiane.

Pas arrestimit ai u akuzua për vjedhje të rëndë, kurse gjykata i dha masën e arrestit shtëpiak mëngjesin e sotëm (24 korrik).

Mallrat e vjedhura iu kthyen shkollës ku u krye plaçkitja. Gjykimi ndaj shqiptarit do bëhet me procedurë të shkurtuar.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?