Sendet e vjedhura dhe ato që përdoreshin për plaçkitje

Bota

Itali/ ‘Skifteri’ shqiptar përleshet me policët, i kafshon për të shpëtuar! Spraji me piper shmang arratisjen, me precedentë të shumtë penalë

25 Gusht, 14:29| Përditesimi: 25 Gusht, 14:32

  • Share

Itali- Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar për vjedhje banesash në Breshia, ndërsa dyshohet si anëtar i një grupi ‘skifterësh’.

Për t’i shpëtuar arrestimit, ai ka tentuar të gjitha mënyrat e agresionit, jo vetëm duke sulmuar dhe grushtuar oficerët në aksion, por edhe duke i kafshuar.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje, në Via delle Bettole, ndërsa iu sekuestruan mallra të vjedhura, kryesisht bizhuteri dhe materiale që përdorte për bastisjet.

Shqiptari ishte person i skeduar, me shumë precedentë penalë, teksa u pikas nga një prej patrullave në një zonë me apartamente. Pasi pa patrullën, ai u përpoq të ikte, duke zbuluar një nervozizëm që oficerët e vunë re.

Pas ndjekjes nëpër rrugica, ai hodhi edhe pajisjet që përdorte për vjedhjet, mes tyre një kaçavidë të madhe dhe një elektrik dore. Pasi u rrethua nga efektivët, ai shfaqi dhunë ekstreme, duke i goditur me shqelma dhe grushte oficerët në fytyrë, madje edhe duke i kafshuar ata. Dy oficerë pësuan lëndime që kërkonin trajtim mjekësor në Spitalin Sant'Anna, informon media italiane.

Për ta nënshtruar atë, u përdor spraj me piper. Në kontrollin fizik dhe të makinës së parkuar aty pranë, u zbuluan dy telefona inteligjentë, disa bizhuteri ari me vlerë, një palë gërshërë dhe mjete të tjera për vjedhje me thyerje. Të gjitha sendet u sekuestruan.

Ai u ndalua për disa vepra penale dhe u izolua në paraburgim.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?