Pamje nga vjedhja e një vile në Torino

Bota

Itali/ ‘Skifteri’ shqiptar plagos me makinë në ndjekje policin, arratisen bashkëpunëtorët, pranga 32-vjeçarit

16 Janar, 16:05| Përditesimi: 16 Janar, 16:09

  • Share

Itali- Një seri plaçkitjesh në kodrat e Torinos ka ngritur peshë qytetarët italianë në zonë, me ankesa drejt policisë, teksa gjatë aksioneve është kapur një nga ‘skifterët’ e grupit.

I arrestuari është një 32-vjeçar shqiptar, teksa bashkëpunëtorët e tij mundën të arratiseshin. Aksioni u krye nga grupi i karabinierëve të Chieri, që e surprizuan të dyshuarin në zonën e ‘Pino Torinese’, i cili në tentativë për t'u arratisur me makinën e tij të madhe, tentoi të godiste edhe një nga efektivët në operacion.

Për pasojë polici mori dëmtime në pjesët e gjymtyrëve dhe i duhet të qëndrojë për 2 javë në spital.

Policia tha se i arrestuari ka qenë së bashku me të paktën 3 persona të tjerë, që mundën të iknin në këmbë dhe të humbisnin gjurmët gjatë ndjekjes nëpër shkurret e zonës. 

Në bordin e makinës u gjetën mjete për vjedhje dhe sende të çmuara, sende të vjedhura nga një grabitje e fundit. Kërkimet janë ende në vijim, kontrollet e gjera të Karabinierëve do të vijojnë edhe në ditët në vijim, informon 'Rainews'.

Kjo valë vjedhjesh solli edhe protestën e banorëve para Bashkisë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?