Policia e Trentinos në aksion

Bota

Itali/ ‘Skifteri’ shqiptar s’e kapërdin dot dështimin për vjedhjen, ndjek dhe kërcënon çiftin e pronarëve të biçikletave me kaçavidë: Dua 100 euro si kompensim!

6 Qershor, 20:38| Përditesimi: 6 Qershor, 20:58

  • Share


Itali- Një histori aspak e zakontë ka ndodhur në Itali, ku një ‘skifter’ shqiptar pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi ta çonte deri në fund misionin e ti, sepse nuk e pranonte dot dështimin.

Ai priti që bashkëshortët të dilnin nga godina, duke u zënë pritë pranë një marketi të zonës, teksa i kërcënoi me kaçavidë.

“Më jepni 100 euro për biçikletat që nuk ua vodha dot, ndryshe do ju lëndoj!”, u ka thënë ai mes të tjerash. Ngjarja sipas policisë vendore kishte ndodhur në “Via Milano”.

Policia mori njoftimin për agresionin, pak pasi kishte rikuperuar biçikletat e para që autori braktisi në rrugë pasi nuk ariti t’i vidhte dot.

 Ata u telefonuan nga çifti i pronarëve të apartamenteve, që thanë të përlotur se ishin ndjekur dhe bllokuar brenda një lokali tregtar në “Via Palermo” dhe kërcënuar nga i dyshuari.

Të gjitha patrullat në zonë u njoftuan menjëherë dhe mbërritën në zonë brenda pak minutash, informon media italiane.

Edhe pse u arratis për herë të dytë, oficerët e policisë arritën ta kapnin atë ndërsa po ikte në rrugica, pas një ndjekjeje të shkurtër, duke e prangosur. Hetuesit po verifikojnë edhe për përfshirjen e tij në krime të tjera të ngjashme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 06/06/2025 22:48

    Per droge, prostitucion e hajdutllek nuk e kalon kush or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?