Bota

Itali, studentët e politeknikumit të Torinos, trazira kundër TAV

22 Korrik 2019, 11:17| Përditesimi: 22 Korrik 2019, 11:20

  • Share

Flakë të larta katër metra, tentativa për të rrëzuar kangjella dhe fishekzjarre kundër forcave të rendit, kështu është mbyllur protesta e studentëve të Universitetit të Torinos “NO TAV”, lëvizje e themeluar në fund të viteve 90 që është kundër projektit të trenave të shpejtësisë së lartë në Val Susa.

Nga rradhët e protestuesve policia ka ndaluar dhjetra aktivistë, të cilët do ti nënshtrohen identifikimit nga Digos

"Ne kurrë nuk do të heqim dorë," thane disa aktivistët duke komentuar mbi protestën.

Nga ana e prokurorisë po vazhdojnë hetimet për të identifikuar të gjithë personat përgjegjës për episodet e dhunshme.

Protestuesit, pasi u mblodhën në fushën sportive të Giaglione, u zhvendosën në rrugën Gallo Roman. Përveç sloganeve të hedhura, ata u përpoqën për të thyer kangjellat që rrethonin kantjerin.

Reagimi i Salvinit

"Kushdo që sulmon policinë dhe vendin e ndërtimit të TAV në Valsusa, sulmon gjithë Italinë. Uniformat janë simbol i atyre që mbrojnë sigurinë e qytetarëve të respektuar. Vendi dëshiron të shkojë përpara dhe jo të kthehet pas. Nuk ka tolerancë për kriminelët. Pres që gjithë partitë politike të dënojnë dhunën”

Hekurudha e shpejtësisë së lartë Torino-Lion, është e gjatë 235 km, e dedikuar transportit të mallrave dhe njerëzve.

Projekti ka lindur në vitet '90 dhe që nga viti 2005 është zhvilluar si pjesë e programit të rrjeteve transeuropiane por kundërshtohet fuqishëm nga banorë, studentët dhe grupe ambjentalistësh.

Sipas këtyre grupimeve, nga hapja e tuneleve, si pjesë e infrastrukturës hekurudhore, ekziston rreziku i çlirimit prej nëntokës i gazrave amiant dhe radiacionit.

 

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?