Kokaina, eurot dhe telefoni i sekuestruar

Itali/ Tentoi t’i arratisej karabinierëve me shpejtësi skëterrë, aksidentohet 27-vjeçari shqiptar! U kap duke shitur kokainë, ja çfarë u sekuestrua

24 Tetor, 12:42| Përditesimi: 24 Tetor, 12:45

  • Share

Itali- Pas një ndjekjeje në rrugën “Eugubina” në Itali, një 27-vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua nga karabinierët e stacionit Farneto Colombella, në zonën e Perugia, për posedim me qëllim shpërndarje droge.

I riu u kap dje (23 Tetor) nga efektivët teksa po i jepte një dozë kokaine blerësit të radhës. Me të parë policinë, ai është larguar me makinën e tij dhe ka përfunduar jashtë rruge nga shpejtësia e madhe.

Me ndihmën e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë së bashku me punonjësit e shëndetësisë, 27-vjeçari është nxjerrë nga automjeti pa pësuar lëndime. Në kontroll, atij iu gjetën shtatë mbështjellës me gjithsej 42 gramë kokainë, si dhe një shumë prej 100 eurosh, që besohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës, shkruan “Corriere dell Umbria”.

Arrestimi u vërtetua nga gjyqtari i Gjykatës së Perugia, i cili i ndaloi shqiptarit, emri i të cilit nuk u publikua, qëndrimin në provincë.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?