Kokaina dhe eurot e sekuestruara

Itali/ Tentuan t’i arratisen karabinierëve, 2 shqiptarët kapen duke shitur kokainë në Peruxhia

1 Dhjetor, 22:16| Përditesimi: 1 Dhjetor, 22:23

  • Share

Itali- Dy shqiptarë janë arrestuar për shitje droge në Perugia. 

Të rinjtë e moshës 21 dhe 19 vjeç, u pikasën nga një patrullë, teksa kanë tentuar të largohen me makinë. 

Në atë moment, policia i ndaloi për kontroll, duke gjetur në dorezën e makinës katër pako kokainë dhe gati 300 euro. Dozat e pluhurit të bardhë çuan edhe në një kontroll në ambientet e akomodimit ku po qëndronin. Aty u zbulua edhe një sasi tjetër kokaine, 700 euro cash dhe një peshore precize, shkruan media italiane

Të dy shqiptarët u arrestuan dhe izoluan në paraburgim, teksa po presin masën e sigurisë në gjykatë dhe hetimet e mëtejshme. 

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?