Momenti kur karabinierët sekuestrojnë kokainën dhe krakun

Bota

Itali/ Trafik kokaine dhe kraku të fshehur në kuti karamelesh, arrestohet 25-vjeçari shqiptar! E shpërndante në makinë me qira

24 Mars, 16:04| Përditesimi: 24 Mars, 16:07

  • Share

Itali- Një 25-vjeçar shqiptar u arrestua më 20 mars nga Karabinierët Terni (Umbria), për akuzën e përfshirjes në trafik droge.

Aksioni u bë në “Via Aleardi”, ku i riu i është nënshtruar kontrolleve personale dhe automjetit, një ‘Fiat Punto’ e marrë me qira. 

Një kuti metalike me ëmbëlsira (karamele) të gjetura në pjesën e motorit të makinës së vogël përmbante 20 doza kokainë dhe 5 crack.

Si provë materiale shqiptarit gjithshtu iu gjetën edhe 480 euro, të ardhura nga pazari i drogës. Ai u mbajt në pranga deri në seancën për të vërtetuar arrestimin e tij, që u bë dje (23 mars), informon media italiane. 

Gjykatësi urdhëroi ndalimin e qëndrimit në Umbria, ndërsa Karabinierët i propozuan komisionerit të policisë që të ndalonte kthimin në Terni, ku mund të përfshihej sërish në aktivitet ilegal.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?