Sasitë e drogës dhe eurot e sekuestruara nga karabinierët

Bota

Itali/ Trafikonin kokainë dhe hashash të fshehur mes ushqimeve, çmontohet organizata me 14 anëtarë, e drejtonte biznesmeni shqiptar! Sekuestrohen 35 kg drogë e 120 mijë euro cash

15 Mars, 17:34| Përditesimi: 15 Mars, 17:38

  • Share

Itali- Dy vite hetime, të paktën 35 kg drogë e sekuestruar dhe zbërthim i strategjisë së trafikimit të organizatës që ishte kamufluar pas një biznesi që drejtohej nga një shtetas shqiptar, i njohur edhe si “mjeshtër i logjistikës”, nga ku mori edhe emrin operacioni i policisë italiane në Lombardi.

Baza e grupit ishte në Gallarate, kurse sekreti i biznesit ilegal ishte shpërndarja e drogës e kamufluar përmes ushqimeve të gatshme dhe të shpejta që porositeshin nga ‘klientët’.

Shqiptari i arrestuar është 28 vjeç, teksa u prangos nga karabinierët e Varese së bashku me 13 persona të tjerë, mes të cilëve 12 italianë ‘punëtorë’ dhe 1 ekuadorian. 

Sasi të konsiderueshme droge, pajisje dhe 120 mijë euro cash u sekuestruan.
 
Rolet e anëtarëve të grupit ishin të ndara dhe fitimet të konsiderueshme, ku komunikimi me klientët ishte i organizuar me mesazhe në një grup të veçante.

“Hetimi zgjati gati 2 vjet dhe çoi, mëngjesin e së enjtes, në ekzekutimin e 14 arrestimeve (12 italianë, një shqiptar dhe një ekuadorian) dhe 21 kontrolle të po aq të dyshuarve. U përfshinë 87 ushtarë nga Varese, Milano dhe Novara, përveç njësive të qenve nga Casatenovo dhe Orio al Serio”, informoi media italiane.

Operacioni mori fill pas dy arrestimeve të kryera në vitin 2023, që çuan te organizata kriminale dhe të gjithë anëtarët e saj. 2 italianëve iu sekuestruan 5 kilogramë hashash dhe marihuanë. Hetimi i mëpasshëm, i koordinuar nga prokurori i Busto, Ciro Vittorio Caramore, konstatoi se të dy të arrestuarit vepronin brenda të njëjtit grup kriminal. Deri në vitin 2024, u bënë arrestime të tjera, mes të cilëve edhe 3 italianë që kishin fshehur 4 kilogramë hashash, disa brenda pakove me ushqime.

Shqiptari mbante lidhje me një kontingjent të njohur të krimit, nën hetim që nga viti 2019. Nën hetim janë edhe dy tregtarë lokale, që akuzohen se shisnin ‘mallin’ në dyqanet e tyre. 

Në përgjithësi, akuzat përfshinin posedimin dhe shitjen e 35 kilogramëve drogë, pjesërisht të paketuara si ushqime të markave të njohura, si dhe dhjetëra pako me ëmbëlsira THC. Gjatë kontrolleve të mëngjesit të së enjtes u gjetën 22 gramë kokainë, mbi 760 gramë hashash, mbi 730 gramë marihuanë, 17 telefona me karta SIM dhe 9 karta të tjera SIM, 4 peshore dhe një makinë vakum, si dhe 120 mijë euro në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.

Të arrestuarit u dërguan në burgje të ndryshme në Lombardi, duke përfshirë San Vittore, Busto Arsizio, Monza dhe Pavia.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?