Foto ilustruese

Bota

Itali/ Trafikonin kokaine me ‘delivery’, në pranga 2 shqiptarët e dyshuar! U sekuestrohet gjysmë kg drogë, valuë dhe pajisje

14 Gusht, 15:24| Përditesimi: 14 Gusht, 15:26

  • Share

Itali- Dy 27-vjeçarë shqiptarë u arrestuan nga Policia e Shtetit, e cila sekuestroi gati gjysmë kilogrami kokainë.

Operacioni u krye nga oficerë të Stacionit të Policisë së Cesenës dhe Forlit. Oficerët vunë re lëvizjet e dyshimta të dy të dyshuarve, të cilët vepronin të pashqetësuar në zonë si agjentë të vërtetë të shpërndarjes së drogës.

Droga tregtohej duke u dorëzuar drejtpërdrejt dozat e kërkuara blerësve me ‘delivery’ dhe dy tregtarët udhëtonin me një makinë me targa të huaja.

Bastisja e policisë rezultoi vendimtare. Pasi ndaluan makinën në San Mauro Mare, ata kryen një kontroll dhe gjetën brenda dy blloqe kokaine të mbështjella me celofan, secila me peshë më shumë se 200 gramë.

Substanca u sekuestrua së bashku me 1000 euro në para të gatshme, të lidhura me aktivitetin kriminal, një makinë paketimi me vakum për përgatitjen e dozave dhe disa telefona celularë, informon media.

Dy 27-vjeçarë shqiptarë u arrestuan menjëherë, njëri rezident në Itali, ndërsa tjetri po qëndronte në një hotel në Riviera. Nën hetim për trafik droge, dy shqiptarët janë izoluar në burg në Forli.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?