Pako e drogës me figurën e bosit meksikan të kokainës, 'El Chapo'

Bota

Itali/ Trafikonte drogë ‘El Chapo’, arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Romë! Kishte shkuar ‘mysafir’ tek një mik, shoku tjetër deportohet

25 Mars, 15:32| Përditesimi: 25 Mars, 15:35

  • Share

Itali- Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia pasi u kap në trafik droge në zonën e Romës.

Por ajo që i bëri përshtypje efektivëve ishte bosi i kartelit të Sinaloas në Meksikë, Joaquin “El Chapo Guzmàn”. Shqiptari e kishte stampuar në pakon e hashashit që po shiste, shenjë kjo e një admirimi në dukje të kapos meksikan, por edhe të cilësisë së lëndës narkotike.

Operacioni u krye në zonën e Cittaducale, teksa u sekuestruan 100 gramë lëndë narkotike.

Efektivët kishin qëllim kontrollin e banesës së një personi të skeduar, kurse brenda gjetën edhe 2 shqiptarë, 27 dhe 30 vjeç, që po qëndronin aty përkohësisht.

Por kontrolli fizik ndaj 27-vjeçarit, zbuloi se ai mbante të fshehur në trup pakon e drogës me “El Chapo”, me vlerë 1 mijë euro në treg. Ky detaj nuk ishte i pazakontë sipas shefit të karabinierëve, Toni Bocchino:

“Është e zakonshme që këta trafikantë të përdorin figurat e kapove të drogës nëpër pako”, shprehet ai.

Nga hetimi rezultoi se të rinjtë ishin rezidentë në Bari, por kishin udhëtuar deri në Romë tek miku i tyre, nën dyshimin për trafik droge, informon media italiane.

Ndaj 30-vjeçarit u lëshua urdhri i dëbimit, pasi ishte i parregullt në Itali dhe u përcoll nga agjentët deri në aeroportin e Fiumicino. Kurse 27-vjeçari pas arrestimit u izolua në paraburgim, në pritje të masës së arrestit nga gjykata.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?