Kokaina dhe eurot e sekuestruara shqiptarit

Bota

Itali/ Trafikonte kokainë me makinë të marrë me qira, arrestohet 22-vjeçari shqiptar! Klientëve u shkonte droga në banesë, u shtir sikur s’dinte italisht

5 Mars, 18:57| Përditesimi: 5 Mars, 19:00

  • Share

Milano- Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në Milano. Policia e vendit fqinj informoi se i riu u kap në flagrancë, teksa po i shiste dy doza droge një klienti të radhës.

Akuza që rëndon ndaj tij është ajo e trafikut të drogës. Fillimisht 22-vjeçari u shtir sikur nuk dinte italisht, por pas hetimeve zbuloi se ishte me banim në qytet dhe banues në Emilia Romagna.

Arrestimi u bë në “Via Micca”, në kuadër të një sërë kontrollesh për parandalimin e aktivitetit të paligjshëm.

Në operacion u aktivizua edhe njësia e qenve të policisë lokale të Monzës. Pasi oficerët e kapën me dy doza kokaine në dorë, pas kontrollit fizik në xhepa iu gjetën edhe 16 doza të tjera droge, si dhe 220 euro cash, të ardhura nga shitja e lëndës narkotike.

I riu dyshohet se është pjesë e një rrjeti të organizuar, i cili e dërgonte porosinë tek klientët në adresat e caktuara që u jepeshin, informon media italiane. I riu përdorte edhe një makinë me qira për të lëvizur nga një zonë në tjetrën dhe për të shpërndarë porositë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?