Moment nga operacioni i arrestimit të shqiptarit

Bota

Trafikonte kokainë mes Italisë dhe Zvicrës, arrestohet në Lugano 38-vjeçari shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë (FOTOT)

20 Janar, 17:05| Përditesimi: 20 Janar, 17:34

  • Share

Itali- Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Luganese, që vepronte mes Zvicrës dhe Italisë në trafikun e kokainës.

Rreth 1 kg drogë iu sekuestruan në flagrancë gjatë kontrollit të banesës së tij, në Viganello. Lajmi është bërë i ditur në një deklaratë të lëshuar nga policia kantonale dhe ministria publike. 

Operacioni u zhvillua si pjesë e një hetimi për trafikun e drogës që përfshinte zonën e Luganos dhe Mendrisiotto, i kryer në bashkëpunim me agjentë të policisë së qytetit të Luganos. Përveç kokainës iu gjetën edhe një sasi valute cash në franga dhe euro, informon media.

38-vjeçari, me banim në Shqipëri, akuzohet për shkelje të rëndë dhe shkelje të ligjit federal për narkotikët, shkelje të ligjit federal për të huajt, si dhe për pastrim parash. Hetimi është i koordinuar nga prokurorja publike Margherita Lanzillo

 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?