Policia e Arezzo-s

Bota

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

5 Qershor, 20:24| Përditesimi: 5 Qershor, 20:26

  • Share

Itali- Policia e Arrezo në Itali arrestoi një 35-vjeçar shqiptar të dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Operacioni u krye nga Seksionit Kundër Drogës, kurse kokaina u gjet e fshehur në pjesën e airbag-ut të mjetit me të cilin po udhëtonte i riu.

Oficerët hasën mjetin teksa kryente lëvizje të dyshimta, teksa në timon vunë re se ishte pikërisht shqiptaru, i cili ishte një fytyrë e njohur për policinë, në lidhje me aktivitetin kriminal që lidhej me lëndët psikotrope.

Menjëherë ata vendosën ta ndalonin automjetin, për të vazhduar me një kontroll më të thelluar fizik.

Pas një inspektimi fillestar, oficerët zbuluan një sistem të sofistikuar fshehjeje brenda airbag-ut të makinës, të modifikuar posaçërisht, ku u gjetën 10 pako celofani të vulosura, që përmbanin gjithsej 28 gramë substancë narkotike të tipit kokainë.

Gjatë një kontrolli personal, në xhepat e të arrestuarit u gjetën një peshore precize që funksiononte në mënyrë perfekte dhe 2,400 euro në kartëmonedha me prerje të ndryshme, me shumë mundësi të ardhura nga trafiku i drogës.

Në atë pikë u vendos që kërkimi të zgjerohej edhe në shtëpinë e personit në fjalë. Aty u zbuluan edhe 10 pako të tjera, që përmbanin 28 gramë lëndë narkotike, e ndarë në doza dhe gati për shitje, si dhe dy telefona celularë, e materiale të ndryshme për prerjen dhe paketimin e drogës, informoi media italiane.

Shqiptari pas arrestimit u transferua në Burgun e Arezo-s, teksa më pas u la nga gjykata me masën “arrest shtepie” dhe në pritje të procedurave të tjera.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?