Foto ilustruese

Bota

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në çorape, arrestohet 24-vjeçari shqiptar me precedentë! Gjykata urdhëron dëbimin nga vendi

13 Gusht, 15:40| Përditesimi: 13 Gusht, 15:55

  • Share

Peruxhia- Karabinierët e Peruxhias arrestuan një 24-vjeçar shqiptar me precedentë penalë, për akuzën e trafikut të drogës në Itali.

Gjatë një patrullimi territorial, oficerët vunë re një makinë me një person brenda në ‘Strada Tuderte’. Pasi pa oficerët, i riu papritmas përshpejtoi dhe më pas u ndal në anë të rrugës, në një përpjekje për t'iu shmangur patrullimit dhe zbulimit.

Në vend të kësaj, karabinierët e ndaluan dhe e identifikuan atë. Duke vënë re padurimin e tij dhe sjelljen nervoze, ata kryen një kontroll personal dhe të automjetit. Më pas gjetën, të fshehur me zgjuarsi në panelin e instrumenteve, një çorape që përmbante 16 doza kokaine të vulosura, (për një total prej afërsisht 16 gramësh), 255 euro cash, dhe një telefon celular.

Pas përfundimit të procedurave formale, shqiptari u arrestua për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen dhe u mbajt në qelitë e paraburgimit.

Gjyqtari i seancës e vërtetoi arrestimin, duke vendosur një masë paraprake që i ndalonte atij të banonte në rajonin e Umbrias dhe duke i lëshuar një urdhër dëbimi nga Italia.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?