Foto ilustruese

Itali/ Trafiku i drogës nga Shqipëria, policia kryen megaoperacion ndaj 11 personave

26 Mars, 22:58| Përditesimi: 26 Mars, 23:01

  • Share

ITALI - Paraditen e sotme është zhvilluar një operacion nga karabinierët e njësisë hetimore të komandës provinciale të Vibo Valentia, të mbështetur nga skuadrilja helibornore Cacciatori Calabria, nga reparti i tetë i helikopterëve dhe nga njësitë e qenve antidrogë, për ekzekutimin e masave paraprake të dhëna nga gjykata italiane ndaj 11 personave.

Të dyshuarit akuzohen për transportin, posedimin, shitjen dhe transferimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike si kokainë, heroinë, marihuanë dhe hashash, si dhe blerjen dhe transferimin e substancave narkotike.

Veprimtaria hetimore është vazhdimi i operacionit “Maestrale-Carthago” i zhvilluar kundër bandave “Ndrangheta” në zonën e Vibos.

Sipas mediave italiane, nga hetimet është provuar se korridoret e transportimit apo dhe shitjes së kokainës ishin kryesisht nga Shqipëria dhe jo vetëm.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?