Bota

Itali/ Tragjedia në diskotekë, fotoja e autorit qarkullon në rrjete sociale: Kush e njeh, të tregojë

9 Dhjetor 2018, 12:38| Përditesimi: 9 Dhjetor 2018, 14:05

  • Share

ITALI- Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja tragjike e ndodhur në një diskotekë në Ancona, ku 6 persona humbën jetën, ndërsa 59 mbetën të plagosur.

Autoritetet italiane kanë nisur nga puna për gjetjen e autorit. Prej disa orësh në rrjetet sociale po qarkullon një foto e një djali me kapele të zezë, i cili mendohet të jetë banor i zonës. 

Kush e njeh të tregojë. Ky person shkaktoi tragjedinë. Shpërndajeni foton sa më shumë,”-shkruhet në foton e shpërndarë në rrjetet sociale. 

Dyshohet se ngjarja ndodhi si pasojë e përhapjes së një spraji djegës në ajër, dhe turma në përpjekje për të shpëtuar lëvizi e tëra në një drejtim. Të gjithë të pranishmit, të cilët mendohet se arrijnë shifrën e mbi 1000 personave u mbështetën pas një kangjelle të ndryshkur, e cila nuk arriti të mbante peshën e tyre. Si pasojë të rinjtë kanë rënë mbi njëri-tjetrin duke gjetur edhe vdekjen.

Të rinjtë ishin mbledhur në diskotekë për të ndjekur koncertin e reperit të njohur dhe shumë të pëlqyer nga të rinjtë italian, Sfera Ebbasa.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?