Bota

Itali, tre orë bisedime në Palazzo Chigi për programin qeveritar. Kthehen në ‘ndoshta’ emrat e menduar ‘të sigurt’

4 Shtator 2019, 13:14| Përditesimi: 4 Shtator 2019, 13:21

  • Share

Pothuajse tre orë takim dhe luftë e ashpër për listën e ministrave. Takimi i shumicës së re 5 Yjet dhe PD, i mbërthyer në emra. Nuk ka asnjë marrëveshje as për emrat që dukeshin të caktuar dhe kjo zgjat kohën e ngjitjes në Quirinale të Giuseppe Conte-s.

Takimi mes 5 Yjet dhe PD, i cili filloi në orën nëntë, ishte në të vërtetë vazhdimi i punës së mbrëmjes dhe të natës së kaluar në Palazzo Chigi dhe Nazareno, ku dritat mbetën të ndezura edhe pas mesnatës, shenjë e bisedimeve të vështira.

Drejtuesit e grupimeve që morën pjesë për tre orë në takimin e mëngjesit, në Palazzo Chigi, thanë se Lëvizja 5 Yjet dhe PD kanë përgatitur një program shumë serioz dhe të përbashkët.

Në qendër të programit janë puna, familja dhe njerëzit e brishtë.

Në program është shkruar e zeza dhe të bardhë se është i nevojshëm një ligj i ri imigracioni për të adresuar çështjen në një mënyrë organike dhe jo urgjente.

Objektivi për Giuseppe Conte-n, është të ngjisë sot pasdite shkallët e pallatit presidencial për të bërë betimin e tij dhe qeverisë që ai do të drejtojë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?