Komanda e Karabinierëve në Osimo

Bota

Itali/ Tre ‘skifterët’ shqiptarë kapen me mallra të vjedhura nga dyqanet, dy prej tyre me precedentë! Urdhërohet dëbimi i menjëhershëm

5 Mars, 19:13| Përditesimi: 5 Mars, 19:16

  • Share

OSIMO- Tre shqiptarë të moshës 20 vjeç janë kapur nga karabinierët italianë në Osimo, dy prej të cilëve me precedentë të mëparshëm penalë.

Akuzat ndaj tyre janë vjedhje, përvetësim mallrash të vjedhura dhe posedim i pajustifikuar i çelësave dublues për hapjen e dyerve të shtëpive. 

Aksioni u krye një ditë më parë (4 mars) në Camerano, përgjatë rrugës shtetërore ‘16 Adriatica’, kur karabinierët urdhëruan ndalimin e një makine, në bordin e të cilës ndodheshin edhe tre bashkëmoshatarët. Brenda u gjetën veshje të ndryshme, këpucë, xhupa dhe pantallona, për të cilat nuk kishin as faturë dhe as justifikim.

Nga kontrolli i mëtejshëm u zbuluan edhe mjete që shërbejnë për plaçkitje, si; pinca, kaçavidë dhe sende të tjera. Malli i gjetur rezultoi i vjedhur nga dy objekte tregtare në Osimo dhe Camerano, të cilave u janë kthyer.

Dyshohet se të rinjtë janë pjesë e një grupi ‘skifterësh’ që vepronin në Ankona, informon media italiane.

Një nga subjektet e kontrolluar, të cilit iu gjetën edhe dy pako kokainë për përdorim personal, u raportua në Prefekturën e Ankonës si përdorues droge. Bashkitë e Osimo dhe Camerano kanë propozuar gjithashtu një urdhër dëbimi të detyrueshëm ndaj të raportuarve, për t'i parandaluar ata të kryejnë krime të ngjashme në të ardhmen.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreth 241 mijë regjistrime, sa përcaktuese do të jetë vota e diasporës më 11 maj?