Itali/ Treni i shpejtësisë së lartë del nga shinat, vdesin dy makinistët! Të paktën 30 të plagosur (VIDEO)

6 Shkurt 2020, 08:01| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 10:16

  • Share

Një aksident i rëndë hekurudhorë ka ndodhur sot në Lombardi, në provincën e Lodi, rreth orës 5:30 minuta ku një tren i shpejtësisë së lartë ka dalë nga shinat dhe është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy makinistët dhe rreth 30 pasagjerë janë plagosur.

Treni ishte nisur nga qyteti i Milanos dhe ishte drejtuar për në Salerno.

Duket se lokomotiva është shkëputur nga pjesa tjetër e trenit, ka dalë nga shinat dhe është përmbysur rreth 400 m larg shinave.

Për momentin viktimat e konfirmuara janë vetëm dy drejtuesit e trenit, rreth 30 vjeç kurse rreth 30 persona, përfshirë udhëtarët dhe stafin, janë plagosur dhe janë dërguar në spitalet e zonës.

Në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat dhe ekipet e mjekëve, forcat e karabinierisë, policisë dhe zjarrëfikësit, të cilët ndihmuan në nxjerrjen e pasagjerëve nga vagonët.

Ky nuk është i vetmi aksident hekurudhorë. Në vitin 2018 në Pioltello, në afërsi të Milanos, një tren udhëtarësh me 350 udhëtarët në bord , doli nga shinat disa kilometra larg stacionit të Pioltello. Në aksident gjetën vdekjen tre pasagjerë dhe dhjetra të tjerë u plagosën.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?