Terni- Karabinierët italianë në Terni arrestuan një 40-vjeçar shqiptar që kishte shkuar në vendin fqinj për turizëm, teksa u kap me sasi të konsiderueshme droge, gati për shpërndarje.
Operacioni u bë gjatë një postblloku në Piazza Buozzi, teksa patrulla kërkoi ndalimin e shoferit të një makine. I ardhur nga rajoni i Perugia, shqiptari nuk kishte justifikim për vizitën në Terni dhe u shfaq nervoz. Kjo bëri efektivët që të kalonin në një kontroll të imtësishëm.
Karabinierët kontrolluan mjetin e marrë me qira, ku zbuluan dhe 23 doza lënde narkotike, me një peshë totale prej 14 gramësh (rreth 9 gramë kokainë dhe pak më shumë se 5 gramë krak). Gjithashtu iu sekuestrua edhe valuta prej 450 eurosh.
Pas masës së sigurisë gjykata vendosi që ai të ndiqej në gjendje të lirë, por pa u larguar nga terni deri në fund të procesit.
Karabinier pas aksionit për sekuestrimin e drogës
Komente
