Itali- Kishte shkuar në Itali për turizëm, por u kap duke trafikuar kokainë. Karabinierët e Ternit pikasën të riun teksa qarkullonte me makinën që kishte marrë me qira.
Lëvizjet e tij të dyshimta bënë që të kërkonin kontrollin e mjetit, ku u gjetën 28 doza kokainë, me një peshë totale prej afërsisht 18 gramë, së bashku me shumën prej gati 1000 eurosh, që u sekuestruan.
Por arrestimi i tij nuk ka qenë i lehtë, pasi për pak sa nuk është përfshirë në përplasje me patrullën. Aksidenti u shmang në kohë dhe efektivët bënë bllokimin e mjetit.
21-vjeçari që nuk mundi dot të arratisej, u arrestua dhe u dërgua në burg. Pas seancës dëgjimore, gjyqtari, duke vërtetuar arrestimin dhe duke miratuar kërkesën e prokurorit, urdhëroi që i riu të ndalohej të qëndronte në rajonin e Umbrias, informon media italiane.
Autoritetet kërkuan edhe dëbimin e tij nga vendi, ndëra hetimet po vijojnë nga prokuroria deri në fund të procesit.
Komente
