23-vjeçari që ndërroi jetë dhe makina e aksidentuar

Bota

Itali/ U frikësua nga patrulla e policisë dhe u largua me shpejtësi, ndërron jetë 23-vjeçari shqiptar! Makina u përplas me pemën

16 Korrik, 11:28| Përditesimi: 16 Korrik, 11:33

  • Share

Itali - Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë tragjikisht një ditë më parë në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se Kevin Anghele ndërroi jetë teksa po tentonte të largohej t’i shpëtonte kontrollit të policisë në Treviso, Itali.

Duke lëvizur me shpejtësi me makinën e tij Alfa Romeo Brera, i riu u përplas me një pemë.

Fatkeqësisht ai ndërroi jetë në vendngjarje pas plagëve të marra.

Sipas policisë, dyshohet se i riu kishte disa doza kanabisi me vete, të cilat u gjetën të shpërndara pranë makinës së shkatërruar.

I riu, me origjinë shqiptare, deri vonë kishte jetuar në Motta di Livenza me prindërit e tij. Ai ishte zhvendosur së fundmi në Friuli Venezia Giulia, në Pordenone, shkruan Corriere della Sera.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    AKU në ‘sitë’, a duhet bërë e njëjta gjë edhe me inspektorate të tjera?