Foto Ilustruese

Bota

Itali/ U futën në banesë për të grabitur, pronari vret me armë 25-vjeçarin shqiptar, plagos një tjetër! 30 bashkëatdhetarë i shkojnë poshtë shtëpisë për hakmarrje

25 Qershor, 20:14| Përditesimi: 26 Qershor, 07:39

  • Share

Itali-Një 25-vjeçar shqiptar, i cili tentoi të grabiste në një shtëpi në Foria di Centola, në provincën e Salernos, u gjet i vdekur sot pas dy ditësh kërkimesh, në një zonë të largët të San Severino di Centola.

Trupi i të riut ishte transportuar nga 60- vjeçari në një zonë të largët dhe u fsheh në bimësi dhe u gjet i mbështjellë në një thes. 

Një tjetër nga hajdutët e dyshuar u plagos gjatë grabitjes dhe u shtrua në spital në Napoli, ndërsa një i tretë është ende në kërkim. I riu dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga pronari i shtëpisë në të cilën u fut për të grabitur së bashku me disa persona të tjerë, mdërsa pronari, sipas mediave italiane, është vënë tashmë nën hetim.

Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, gjatë një shkëmbimi zjarri brenda vilës së tij në Foria di Centola në Cilento në provincën e Salernos, ku ai plagosi një nga tre hajdutët, të cilët po përpiqeshin të grabitnin para dhe bizhuteri nga kasaforta e tij.

Por, pas ngjarjes ai gjeti 30 shqiptarë bashkëkombës të të plagosurit 20-vjeçar poshtë shtëpisë së tij, të cilët kërkonin një përballje me italianin dhe me siguri kishin qëllime hakmarrëse.

Grupi i shqiptarëve, të gjithë nga provinca e Kazertës, mbërritën në Cilento me makina, por u larguan pas mbërritjes së policisë.

S.B/Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Njoni: 26/06/2025 09:04

    Baro mir ja kabo i lumt dora .

    Përgjigju
  • trimat: 26/06/2025 08:59

    pse paskan ikur kur ka ardhur policia. Te rrinin, a jane trima.

    Përgjigju
  • I lumshin duret: 26/06/2025 07:40

    Bile te ju futi ndonje bresheri dhe atyre qe i shkojn posht shpis

    Përgjigju
  • Kapidani: 26/06/2025 07:19

    Na fëlliqën!! Vazhdojnë në 2025 duke grabitur shtëpia!!

    Përgjigju
  • malsori: 26/06/2025 03:05

    I LUMTE PUSHKA THEMI NE NE MALESI...TA MENDOSH MIRE KUR TI VJEDHESH TJETRIT PASURINE E NGRITUR ME GJAK..... ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?