Adela Xhaferri (viktima)

Bota

Itali/ I shpëtojë mrekullisht një aksidenti, por përplaset nga një makinë tjetër! Humb jetën 27-vjeçarja shqiptare

7 Dhjetor 2024, 17:11| Përditesimi: 7 Dhjetor 2024, 17:28

  • Share

Itali-Një 27-vjeçare shqiptare humbi jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi rreth orës 23:00 të së premtes (6 dhjetor) në autostradën A35, në dalje të Travagliato, në provincën e Brescias, Itali.

Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si Adela Xhaferri, e cila u godit nga një automjet, sapo zbriti nga makina, ku udhëtonte si pasagjere.

27-vjeçarja po udhëtonte si pasagjere në një makinë që drejtohej nga një mikeshë, e cila përfundoi jashtë rrugës.

Asnjëra prej tyre nuk kishte pësuar dëmtime të rënda si pasojë e rrëshqitjes së makinës. Por, kur Adela doli nga automjeti, u përplas nga një makinë tjetër, e cila nuk mundi të shmangte goditjen.

Viktima me origjinë shqiptare, banonte në Breshia.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tasimi: 07/12/2024 20:01

    Me vjen keq dhe shpresoj se autori nuk ka hikur ne drejtim te pa dukur me siguri autori dihet. ne shqiperi ndodhin cudira te vrasin te shtypin me pak fjal shteti mund te bej cfar te doj asnjeri nuk denohet nese shtyp e vret ne shqiperi shteti shqiptar te ben o kryetar bashkie o deputet ose minister

    Përgjigju
    • Ina: 08/12/2024 08:32

      Është në Itali o mret

    • Ateher: 08/12/2024 08:12

      Qe je koqe kandari kete e kuptuam w ik e mbytu or cop ???? se nuk ja vlen te konsumosh oksigjenin e te gjitheve. Cfar dreqin ke qe shkruan komente pa vlere ne nje atikull te tille?

    • Anna: 07/12/2024 22:56

      Na hapet barkun me keto komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?