Gjykata e Maceratas

Bota

Itali/ U kap duke shitur kokainë, 29-vjeçari shqiptar lirohet pasi pranoi akuzën, dënohet me kusht (EMRI)

24 Dhjetor 2024, 15:54| Përditesimi: 24 Dhjetor 2024, 15:57

  • Share

Itali- Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane nën akuzën e shitjes së drogës dy ditë më parë.

I arrestuari është Enxhi Halimi, 29-vjeç, i ndaluar në zonën e Abacisë së Fiastrës, i cili pas marrjes në pyetje u lirua nga Gjykata.

29-vjeçari akuzohej se i kishte shpërndarë afërsisht 0.6 gramë kokainë një klienti të huaj, kundrejt 60 eurove, si dhe për posedim të 2.3 gramë kokainë. Droga ishte e ndarë në katër mbështjellës celofani të mbyllura dhe gati për shitje.

Një nga këto shqiptari e kishte në dorë në momentin e kontrollit nga karabinierët e kompanisë Macerata, tre të tjerat ishin fshehur në kabinën e pasagjerëve të makinës, të ndaluar në parkingun e abacisë së Fiastra.

29-vjeçari akuzohej se kishte shpërndarë 19 gramë kokainë, me të paktën 38 shitje doza të vetme nga gjysmë gramë secila, për një vlerë jo më pak se 2280 euro, gjithmonë të njëjtit person me të cilin ishte takuar, shkruan media italiane.

Dje (23 Dhjetor), gjatë seancës 29-vjeçari shqiptar me banim në Corridonia ka shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur dhe ka rënë dakord për një marrëveshje për pranimin e fajësisë prej një viti e dy muaj, e kthyer në dënim me kusht.

29-vjeçari, i mbrojtur nga avokati Alessandro Marcolini, është lënë i lirë nga gjykata, që pranoi kërkesën.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?