Itali- I arrestuar së bashku me kushëririn e tij dy vjet më parë, ndërsa transportonte një ngarkesë prej 17,5 kilogramësh kokainë me një furgon, Gencian Subashi përfundon në qeli pas dënimit të shpallur përfundimisht nga drejtësia italiane.
Policia e vendit fqinj ka konfirmuar ekzekutimin e vendimit ndaj 50-vjeçarit, të cilit do i duhet të vuajë tashmë 6 vite izolim. Subashi ishte kapur nga Karabinierët e Kompanisë Latina, të cilët e çuan atë në burgun e Pontine.
Togeri Ludovico Iagnocco, njoftoi se efektivët e gjetën shqiptarin në shtëpinë e tij, ku ndër të tjera, ai mbahej në arrest shtëpiak.
Vendimi ndaj 50-vjeçarit kishte marrë edhe formën e prerë. Operacioni që çoi në arrestimin e dy kushërinjve shqiptarë erdhi nga një kontroll rutinë në segmentin rrugor mes Isonzos dhe Pontine.
Ndërhyrja u krye në muajin mars të vitit 2023, ku brenda furgonit me të cilin udhëtonin dy kushërinjtë shqiptarë, u gjetën ‘tullat’ ekokainës. Droga ndahej në 79000 doza dhe me një xhiro që mund të sillte mbi 1 mln euro.
Media e vendit fqinj informon se dënimi për Subashin u konfirmua nga Gjykata e Apelit dhe e Kasacionit.
Komente
