Romë- Karabinierët e Romës në Campagnano kanë goditur një rrjet të shpërndarjes së drogave të forta në kryeqytetin italian, ku mes të arrestuarve janë edhe 2 shqiptarë, 38 dhe 41 vjeç. Efektivët kapën në befasi një prej të dyshuarve teksa po shiste dozën e radhës për një nga klientët, në rrugët e qendrës historike.
Në momentin e ndërhyrjes dhe kontrolleve, karabinierët dëgjuan edhe zhurmën që vinte nga kanalizimet aty pranë dhe që dyshohet se bashkëatdhetari i shqiptarit po përpiqej të zhdukte gjurmët e drogës. Gjithsesi u gjetën katër doza kokainë që nuk arritën dot t’i hidhnin në kanalizime dhe pusetën e ujërave të zeza.
Të dy shqiptarët u arrestuan dhe pasi dolën në gjykatë u lanë për t’u proceduar me gjykim të shkurtuar, informon media italiane.
Kjo goditje vjen në vazhdën e goditjeve të kryera ndaj grupit të shpërndarësve gjatë muajit qershor në këtë zonë, me 8 të ndaluar, mes të cilëve edhe 2 të mitur përdorues dhe sekuestrimit të sasive të drogës.
Komente
