Burg në Itali

Itali/ U plagosi me thikë shokun, 40 shqiptarë në burgun e Torinos bëhen bashkë dhe rrahin marokenin, 2 policë të plagosur

1 Shtator, 08:58| Përditesimi: 1 Shtator, 09:02

  • Share

Itali-Një ngjarje e rëndë është regjistruar të premten 30 gushtit në burgun e Torinos.

40 të burgosur shqiptarë janë konfliktuar dhunshëm me të burgosurit marokenë, për shkak se një prej grupit të shqiptarëve mbeti i plagosur pasi u godit me thikë në fytyrë ditën e enjte (29 gusht).

Fillimisht të burgosurit shqiptarë u konfliktuan me oficerët e policisë të cilët u përpoqën t’i ndalonin, vodhën çelësat e qelive dhe më pas hynë në seksionin e 12-të në katin e tretë dhe rrahën një të burgosur maroken, për t'u hakmarrë për mikun e tyre raporton sindikata Osapp.

Ndërkohë dy efektivë policie mbeten të plagosur pasi të dënuarit kanë përdorur një krevat fëmijësh gjatë përplasjes edhe me të kanë bllokuar portat, duke mos lejuar gardianët e burgut që të ndërhynin.

Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së policëve të sistemit penicitar, Leo Beneducci ka deklaruar se burgu i Torinos është tërësisht në duart e të burgosurve.

“Në luftën midis bandave që karakterizon tashmë burgun e Torinos dhe shumë prej infrastrukturës penitenciare, punonjësit e policisë së burgjeve janë krejtësisht të pafuqishëm dhe të paaftë për të reaguar në kohë. Marrja e çelësave dëshmon pikërisht këtë”, ka thënë Beneduci.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?