Kokaina, peshoret dhe eurot e sekuestruara shqiptarit

Bota

Itali/ U prangos për shitje kokaine, shqiptari thyen arrestin shtëpiak një ditë pas masës së Gjykatës! Kapet te shtëpia e një gruaje

29 Janar, 08:38| Përditesimi: 29 Janar, 08:41

  • Share

Pordenone- Gjykata e kishte vendosur nën arrest shtëpiak përposedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, arrestohet për herë të dytë në tre ditë shqiptari.

Hetuesit e Pordenones njoftuan se prangosën një tregtar droge shqiptar për shpërndarje një javë më parë, teksa nga verifikimet rezultoi se kishte thyer urdhrin e arrestit që ishte vendosur ndaj tij fill pas masës së sigurisë.

Në aksionin e datës 23 Janar, pas kontrollit fizik atij iu gjetën rreth 36 gramë lëndë narkotike kokainë. Nga kontrolli i menjëhershëm i dy shtëpive në zotërim të të dyshuarit, emri i të cilti nuk u publikua, u zbuluan dy peshore precize dhe 2120 euro cash.

Droga dhe paratë dyshohet se janë të ardhura nga aktiviteti kriminal. Ato u sekuestruan më 23 Janar në operacionin e parë, informon media.

Por një ditë pas masës së arrestit, më 24 janar, ai u bë i pagjurmueshëm për hetuesit, teksa u zbulua në banesën e një gruaje, ku e arrestuan për evazion fiskal dhe largim nga vendi i qëndrimit, duke ia vendosur përsëri Gjykatës së Pordenones, teksa e izoluan në burgun lokal.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?