Një 47-vjeçar shqiptar humbi jetën në Sant'Olcese, Itali, pasi të shtënat nga policia mund të kenë shkaktuar arrest kardiak tek burri.
Sipas mediave të huaja, dy oficerë janë vënë nën hetim. Karabinierët u thirrën nga fqinjët e burrit, të cilët kishin dëgjuar britma dhe zhurma të forta që vinin nga apartamenti.
Dy makina patrullimi mbërritën në vendngjarje dhe e gjetën burrin 47-vjeçar në një gjendje shumë të shqetësuar dhe të dehur.
Në atë moment, njëri nga oficerët qëlloi me një armë elektrike, e cila i preku si burrin ashtu edhe një koleg. Më pas u qëllua edhe një e shtënë e dytë, por as kjo nuk pati efekt.
Kur mbërritën shërbimet e emergjencës, mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e tij.
Komente
