Në foto Fatos Cenaj

Bota

Itali/ U qëllua me plumb në kokë, ish-polici Fatos Cenaj ndërron jetë pas 3 ditësh në spital

11 Qershor, 20:30| Përditesimi: 11 Qershor, 20:33

  • Share

Pas tri ditësh agonie dhe vuajtjesh, ditën e sotme në spitalin e Padovës ka ndërruar jetë 58-vjeçari shqiptar Fatos Cenaj, i cili u qëllua me disa plumba në kokë të dielën në mëngjes.

Plagët që mori ishin shumë të rënda. Mjekët, që e morën menjëherë nën kujdes pas ngjarjes, bënë çdo përpjekje për ta shpëtuar, por sot u detyruan të konfirmojnë vdekjen e ish-policit shqiptar.

Ngjarja ndodhi më 8 qershor në mëngjes, në rrugën Casoni Basse. Viktima po udhëtonte me triciklin e tij për në punë, kur, vetëm disa kilometra larg shtëpisë, u qëllua me dy plumba pas kokës.

Karabinierët e Njësisë Hetimore të Padovës po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, raportojnw mediat italiane.

Prokurori përgjegjës për hetimet pritet të kërkojë, përveç autopsisë, edhe një ekspertizë balistike për të përcaktuar trajektoren e plumbave, distancën nga e cila është qëlluar dhe llojin e armës që është përdorur.

Aktualisht nuk ka dëshmitarë dhe nuk janë gjetur kamera sigurie që të ndihmojnë hetuesit. Detaji i vetëm i njohur është se vrasja ndodhi në një zonë bujqësore të Fontanivës, ku një kalimtar i cili po kalonte aty, pa një person të shtrirë në një kanal pranë triciklit dhe mendoi se Cenaj kishte patur një ndërlikim apo kishte rënë të fikët.

Kur ekipet mjekësore mbërritën, kuptuan se situata ishte shumë më serioze.

Të gjitha skenarët mbeten të hapura: nga një e shtënë aksidentale nga ndonjë gjuetar, deri te një atentat i qëllimshëm.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?