Një shqiptar është vrarë në Itali. 34 vjeçari Klaudio Myrtaj sipas mediave italiane u gjet të shtunën (4 Nëntor) me plagë të armës së zjarrit në një punishte zdrukthëtarie në zonën në zonën Cuneo, në via Umberto me plumb në kokë teksa ishte duke punuar. Policia italiane vijon ende kërkimet për vrasësin e Klaudio Myrtajt.
Në dinamikën e ngjarjes të zbuluar nga kamerat në zonë rezulton se vrasja ishte e planifikuar pasi autori ka përdorur një pistoletë me silenciator. Ai ka pritur deri sa të ikte pronari nga punishtja e më pas e ka qëlluar shqiptarin. Myrtaj kishte dy vite që punonte në një kantier ndërtimi rrugësh dhe herë pas herë bashkëpunonte edhe me një zejtar të zonës për të punuar në punishte e tij.
Policia ka marrë në pyetje disa persona si dëshmitarë, mes të cilëve edhe e dashura e 34-vjeçarit, pasi një nga pistat paraprake që dyshohet për vrasjen është xhelozia.