Foto ilustruese

Itali/ Pensionisti italian vret shqiptarin, ishte i dashuri i gruas! Ndjekje nëpër shkallë dhe 4 plumba (EMRAT)

27 Tetor, 07:16| Përditesimi: 27 Tetor, 16:53

  • Share

Milano - Një 45-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri nga një i moshuar italian, 78 vjeç. 

Viktima është identifikuar si Dritan Hakaj, ndërsa autori është Walter Budri, shtetas italian. Ngjarja është shënuar të shtunën e 26 Tetorit, përpara banesës së pensionistit, në rrugën Varese, në Garbagnate Milanese, në veri të Milanos. 

Mediat italiane shkruajnë se viktima kishte edhe një lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e autorit.

Nga hetimet e para Hakaj frekuentonte shtëpinë ku jetonte Budri me gruan e tij, gjithashtu shqiptare. Por në orën 3 të mëngjesit, 26 tetor, 45-vjeçari mbërriti i dehur në banesën e çiftit. Ai sulmoi gruan, përballë djalit të saj 11-vjeçar, të cilin e kishte pasur nga një lidhje e mëparshme. Në shtëpi ishte edhe bashkëshorti i saj, Budri, cili me një pistoletë "Beretta 22", qëllon dy herë në ajër për të trembur ‘të dashurin e gruas’, shkruan Corriere della Sera 

Viktima del nga apartamenti dhe zbret shkallët në tentativë për t'u larguar, ndërkohë i moshuari e ndoqi me ashensor dhe të dy u takuan në katin e parë, ku ka pasur dhe një tjetër përleshje mes të dyve, si dhe një të shtënë tjetër.

 Katër gëzhoja pistolete janë gjetur në vendngjarje nga policia, ndërsa njëra ka goditur 45-vjeçarin në gjoks, por do përcaktohet nga ekspertiza nëse ishte rikoshetë apo e drejtëpërdrejtë.

I moshuari është arrestuar për akuzën e vrasjes me dashje, pasi në dëshminë e parë për policinë tha se e kishte qëlluar pas sherrit me 45-vjeçarin, ndërsa dha një dëshmi tjetër për prokurorët.

Edhe arma e cila mbahej pa leje nga i moshuari në shtëpi, është sekuestruar. Viktima ishte banues në Milano, i papunë, me precedentë në trafikun e drogës, prostitucionit dhe vjedhje.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arti: 27/10/2024 21:40

    Perse nuk u kthye lart dhe ti fuste nje plumb edhe zuskes,,qe hante qyl,me femijen dhe dashnorin,,e bere qe e bere,mbaroje pun tamam,

    Përgjigju
  • Pa lidhje: 27/10/2024 08:56

    Po t'a shohim me kujdes gjithë sherrin në familje ja kanë sjellë shqiptarët si ajo 51 vjeçarja zuskë që lidhet me një 78 vjeç për të jetuar me pensionin e tij si parazite, si ai idioti tjetër që futet në shtëpi të huaj....thellë thellë viktima është ky i shkreti që i kanë zënë derën një tufë morracakësh shqiptar...na pëlqen s'na pëlqen realiteti ky është. Jemi bo me këtë propagandën e nacionalizmit si ajo shprehja fluturon me presh në B....!

    Përgjigju
    • Alo: 27/10/2024 09:40

      E hidhur por e drejtë.

    • Mara emigrante ne Itali: 27/10/2024 09:21

      Nje hale me pak , disa persona duan te jetojne si puna e morì ne kuriz te te tjereve , hu me hu laraska por nje dite huri te ngulet .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?