Itali-Familjarët e një 23-vjeçareje që ndërroi jetë në një spital në Itali kanë sulmuar mjekët, pasi e afërmja e tyre nuk arriti t’i mbijetojë operacionit kirurgjikal.
Sipas mediave italiane, rreth 50 persona, të afërm e miq të së ndjerës, filluan të dhunojnë mjekët me grushte dhe shqelma, duke i detyruar ata të izolohen në një dhomë, në pamje që janë bërë virale.
Një kirurg u godit disa herë me grusht në fytyrë, duke pësuar plagë dhe mavijosje, ndërsa një mjek tjetër thuhet se ka thyer dorën.
E reja kishte qenë nën mbikëqyrjen intensive të mjekëve që nga muaji qershor, pas një aksidenti automobilistik.