Foto ilustruese

Bota

Itali/ Udhëtimi në korsinë e gabuar tradhton 20-vjeçarin shqiptar, kapet me makinë të vjedhur rrugëve të Torinos

4 Mars, 20:43| Përditesimi: 4 Mars, 20:46

  • Share

Torino- Një 20-vjeçar shqiptar u arrestua në Itali pasi po udhëtonte në korsinë e gabuar dhe me drejtim të kundërt, duke rrezikuar të shkaktonte aksident.

Por pas ndalimit nga patrulla, u zbulua edhe se ai po drejtonte një makinë të vjedhur.

Kapja e shqiptarit u bë rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm (4 mars), në Mirafiori të Torinos.

Episodi ndodhi në rrugën “Ignazio Collino”, ku 20-vjeçari tërhoqi vëmendjen e policëve teksa ndalonte në kryqëzim. Kur pa efektivët ai tentoi të arratisej dhe kur pa se nuk po ia dilte dot duke udhëtuar mbrapsht, e braktisi veturën dhe u largua me vrap.

Megjithatë, arratisja e tij nuk zgjati shumë, pasi oficerët e ndaluan pas pak minutash. Nga hetimet e kryera në vendngjarje, rezultoi se automjeti me të cilin udhëtonte i riu ishte vjedhur rreth një muaj më parë, informon media italiane.

Dyshohet se i riu është pjesë e një grupi grabitësish, ndërsa gjykata e la në arrest shtëpie dhe hetimet po vijojnë për të zbardhur të plotë aktivitetin e tij kriminal.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?