Itali- U përpoqën të bashkoheshin si turistë mes shumë pasagjerëve që hipnin në fluturimin e ‘Ryanair’ me destinacion për në Cork të Irlandës, duke u përpjekur të mashtrojnë kontrollet e sigurisë teksa përdorën pasaporta franceze të falsifikuara dhe dy karta identiteti franceze, por nuk ia dolën dot.
Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar në aeroportin e Trevizos, pak para se të hipnin në bordin e avionit pasditen e djeshme (4 Shkurt).
Kontrollet e kryera nga Policia Kufitare në Aeroportin ‘Treviso Canova’, duke përdorur gjithashtu pajisje të sofistikuara, bënë të mundur konstatimin se dokumentet e paraqitura nga 3 udhëtarët, dy burra 34 dhe 27 vjeç dhe një grua 24 vjeçe, ishin falsifikuar me zgjuarsi, informon media.
Të tre u dërguan në policinë kufitare dhe u shoqëruan në zyrat e aeroportit, ku rrëfyen se në të vërtetë ishin tre shtetas shqiptarë dhe se donin të arrinin në Irlandë për arsye pune.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)